Lukashenko viziton migrantët në kufi me Poloninë: Nëse doni të shkoni në Perëndim, shkoni – askush nuk do t’ju ndal

Evropë

Lukashenko viziton migrantët në kufi me Poloninë: Nëse doni të shkoni në Perëndim, shkoni – askush nuk do t’ju ndal

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:47
Lukashenko viziton migrantët në kufi me Poloninë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko u tha sot migrantëve në kufirin me Poloninë se Bjellorusia do t’i ndihmojë ata të kthehen në shtëpi, por nuk do t’i detyrojë ata të largohen.

Mijëra migrantë të ardhur nga vendet e Lindjes janë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë dhe po kërkojnë që të lëvizin në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Për ata që duan të shkojnë në shtëpi, ne do t’i ndihmojmë “, tha Lukashenko gjatë një vizite në një kamp të improvizuar migrantësh. “Por ne nuk do t’ju shtyjmë. Kjo nuk është e drejtë”, shtoi ai.

Image

Lukashenko theksoi se ata nuk do të luajnë me fatin e tyre. “Nëse doni të shkoni në Perëndim, ne nuk do t’ju ndalojmë, nuk do t’ju mbysim, nuk do t’ju rrahim”, tha ai. “Është në dorën tuaj. Kaloni matanë. Shkoni”, tha ndër të tjerash i pari i shtetit bjellorus.

Ai paralajmëroi se kriza e migrantëve, nëse nuk zgjidhet tani, do të bëhet edhe më e madhe, raporton washingtonpost.

Gjatë vizitës së parë në kufi që nga fillimi i krizës, Lukashenko vizitoi njerëzit që u siguronin migrantëve ushqim dhe bisedoi me stafin e Kryqit të Kuq.

Ndryshe, Bjellorusia ka filluar të kthejë disa emigrantë në shtëpi, por është ende në pritje të një përgjigjeje të BE-së nëse do të pranojë 2,000 njerëz që presin në kufi me Poloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat