Europa në ethe, Belgjika regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Evropë

Europa në ethe, Belgjika regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Belgjika regjistroi sot rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit të zbuluar së fundmi në Afrikën Jugore. Duke folur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin belg, Alexander De Croo, ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, tha se një person në Belgjikë rezultoi pozitiv me variantin e ri.

“Kujdesi është i nevojshëm, por mos u frikësoni”, tha ai në një paralajmërim publik.

Varianti i ri, B1.1.529 ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufijtë pasi që rastet e para u paraqitën në Afrikën e Jugut. Derisa numri i personave të infektuar me COVID-19 është duke u rritur me shpejtësi, De Croo njoftoi se masat kundër pandemisë në Belgjikë po ashtu do të ashpërsohen.

Britania pezulloi fluturimet nga Botsvana, Esëatini, Lesoto, Namibia, Afrika e Jugut, Zimbabve që nga mesdita e së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat