Papa i dytë që viziton Greqinë/ Vizita historike pritet më 4 dhjetor

Evropë

Papa i dytë që viziton Greqinë/ Vizita historike pritet më 4 dhjetor

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:13
Papa Françesku

Megjithëse i vogël në numër, rreth 50.000 besimtarë gjithsej, kongregacioni katolik, por multikulturor në Greqi përgatitet për vizitën e dytë në vend të Papa Françeskut që do të mbërrijë në Athinë në 4 dhjetor duke u bërë Papa i dytë që viziton vendin me mbizotërim ortodoks grek që kur Skizma e Madhe ndau krishtërimin në Lindje dhe Perëndim gati një mijë vjet më parë.

At George Dagas, famullitar i Bazilikës së Katedrales Katolike të Shën Dionisit Areopagit:

Ai po vjen këtu si një shenjë e dukshme e unitetit për katolikët e gjithë botës, si dhe unitetit midis vetë të krishterëve, sepse edhe shumë ortodoksë kanë shprehur dëshirën për ta parë atë dhe për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Kjo është një gjë shumë e mirë për t’u ribashkuar përsëri, siç ishim në mijëvjeçarin e parë.

Anëtarët e korit në Katedralen Katolike të kryeqytetit e shohin vizitën e Papës në Athinë si një ëndërr të realizuar që përmban një simbolike të dukshme uniteti për katolikët, por edhe për të gjithë të krishterët.

Ioannis Panagiotopoulos, profesor në Shkollën Teologjike të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës:

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, shumë e rëndësishme për ne dhe me vlerë të veçantë për të ardhmen, në mënyrë që të mund të ecim drejt asaj që është më e rëndësishmja nga të gjitha: uniteti i botës së krishterë.

Papa Françesku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, me kryepeshkopin ortodoks grek të Athinës, Ieronymos  si dhe zyrtare te tjere te larte te shtetit,ndersa në programin e vizitës së tij përfshihen mesha ne Katedrale dhe takime me besimtare e studente.

Papa Gjon Pali II  ka kryer vizitën e parë historike në kryeqytetin grek në vitin 2001 në një pelegrinazh 24-orësh, ndërsa Papa Francesku 15 vjet më vonë ka vizituar ishullin e Lesbos në kulmin e krizës migratore në një takim historik me kryepeshkopin grek Ieronimos por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat