Nga 30 nëntori ndryshojnë rregullat e udhëtimit në Britani

Evropë

Nga 30 nëntori ndryshojnë rregullat e udhëtimit në Britani

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:17
Britani

Rregullat e udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndryshojnë duke filluar nga ora 04.00 e ditës së martë 30 nëntor.

Të gjithë personat që hyjnë në Britani, përfshirë ata nga Shqipëria, edhe nëse janë të vaksinuar do të duhet të kryejnë një test PCR atë ditë ose përpara ditës së dytë dhe të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ.

Dita që ata hyjnë në Britani quhet dita zero. Nëse rezultati i testit është negativ atëherë nuk keni nevojë të vetëizoloheni.

Nëse rezultati është pozitiv atëherë duhet të izoloheni për 10 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat