Motori nxirrte flakë, pilotit iu bllokuan pamjet – ky është momenti kur aeroplani ‘përplaset’ me një tufë çafkash

Evropë

Motori nxirrte flakë, pilotit iu bllokuan pamjet – ky është momenti kur aeroplani ‘përplaset’ me një tufë çafkash

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Foto

Në disa pamje të publikuara thuhet se tregohet momenti kur një aeroplan i Ryanair goditi një tufë çafkash teksa u ul në Bolonjë të Italisë.

Si pasojë, njëri prej motorëve të tij nxori flakë dhe aeroplani është parë i mbuluar me gjak dhe pupla.

Fluturimi i Ryanair u nis nga Londra Stansted më 24 nëntor dhe po i afrohej pistës në aeroportin Marconi të Bolonjës rreth orës 23:30 kur u përplas me zogjtë.

Disa nga çafkat u përplasën në xhamin e përparmë të fluturakes, duke spërkatur gjak dhe pupla përgjatë hundës së aeroplanit dhe duke errësuar shikimin e pilotit, ndërsa të tjerët u “thithën” nga motori i tij i djathtë.

Kështu motori u dëmtua rëndë, duke bërë që flakët të dilnin nga poshtë krahut të djathtë.

Por për fat të mirë, pilotët arritën ta sillnin aeroplanin në tokë të sigurt dhe askush në bord nuk u lëndua.

Aeroplani ishte një Boeing 737-800 i Ryanair që operonte nga Londra Stansted në Bolonjë, sipas raporteve të mediave lokale.

Bolonja ndodhet në rajonin Emilia-Romagna në Italinë veriore, e cila është e njohur për lagunat, lumenjtë dhe ligatinat e pasura të saj, të cilat strehojnë një gamë të ndryshme të kafshëve të egra.

Një inspektim i aeroplanit në asfalt pas ngjarjes tronditëse zbuloi se tufa e çafkave jo vetëm që ishin “thithur” nga motori i djathtë – duke e dëmtuar rëndë atë – por se disa zogj kishin goditur edhe motorin e majtë.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat