Rusia për 10 ditë ka gati vaksinën për mutacionin ‘Omicron’

Evropë

Rusia për 10 ditë ka gati vaksinën për mutacionin ‘Omicron’

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Puna eksperimentale për zhvillimin e një vaksine të re kundër mutacionit ‘Omicron’ nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamaley në Moskë. Kjo ishte edhe kompania që zhvilloi vaksinën ruse Sputnik-V kundër Koronchok.

“Puna eksperimentale për marrjen e një vaksine të re kundër llojit Omicron nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë. Pjesa tjetër e kohës shpenzohet në procedurat rregullatorë.

Domethënë procedura që lidhen me licencimin dhe dëshmi se kjo vaksinë është e sigurt”, tha Ginzburg.

Ai shtoi se nisur nga këto procedura, miratimi i vaksinës kundër variantit Omicron nga Ministria e Shëndetësisë mund të kërkojë një periudhë prej 45-50 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat