Rritje e numrit të infektimeve: Shtabi i krizës do të mblidhet këtë javë

Evropë

Rritje e numrit të infektimeve: Shtabi i krizës do të mblidhet këtë javë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 09:09
Ilustrim

Politikanët po përpiqen të marrin masa më të ashpra për të frenuar shpërthimin e numrit të infektimeve. Një shtab krize përgatitet të nisë punën. Ai do të drejtohet nga një gjeneral.

Përballë situatës dramatike së koronas dhe variantit të ri shqetësues të Afrikës së Jugut Omikron, në Gjermani po përvijohen masa të tjera për të kufizuar pandeminë.

Kështu, njësia e krizës Corona e planifikuar nga koalicioni i ardhshëm qeveritar do të fillojë punën e saj në zyrën kancelarore në ditët në vijim. Sipas kreut të FDP Christian Lindner, ky organ i përhershëm midis federatws dhe landeve federale duhet të fillojë këtë javë.

Kryetarja e SPD, Saskia Esken e konfirmoi këtë: shtabi i krizave do të nisë punën "në fillim të kësaj jave", tha Esken për radio publike bavareze BR. Ajo ishte optimiste se edhe liberalët e FDP-së do të mbështesnin masa më të ashpra për koronan. "Jemi plotësisht dakord që tani duhet bërë gjithçka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve por edhe të punonjësve në pavionet e terapisë intensive", tha ajo.

"Qytetet duhet të jenë pjesë e tryezës"

Image

Në krye të shtabit të krizës do të jetë një gjeneral, tha Linder mbrëmë në programin "Anne Will” në kanalin ARD. Sipas një raporti të "Süddeutsche Zeitung”, gjeneralmajori Carsten Breuer pritet të drejtojë shtabin. 56-vjeçari është komandant i Komandës së Misioneve Territoriale të Bundeswehr-it, e cila është përgjegjëse për ndërhyrjet e forcave të armatosura në territorin kombëtar.

Komandanti i Komandës së Misioneve Territoriale, Gjeneral Major Carsten Breuer. Sipas "SZ", ai duhet të drejtojë njësinë e ardhshme të krizës

Kryetari i Shoqatës së Qyteteve Gjermane, Markus Lewe kërkoi pjesëmarrjen e komunave. "Shtabi i ri i krizës së koronas duhet të fillojë menjëherë punën dhe qytetet të jenë pjesë e diskutimeve të tryezës”, tha politikani i CDU për gazetat e grupit mediatik Funke. "Ekspertiza e qyteteve është thelbësore për këtë, sepse këtu bëhet puna dhe masat e koronës zbatohen në vend”, theksoi Lewe.

Pjesëmarrje kërkon edhe Leopoldina

Akademia e Shkencave Leopoldina gjithashtu dëshiron të përfshihet në diskutime. "Ajo që mungon është sigurisht që shkenca dhe politika të kenë një dialog të vazhdueshëm. Ato nuk komunikojnë gjithmonë me njëra-tjetrën përmes pozicioneve dhe mediave kur situata është kritike", tha zëvendëspresidenti i Leopoldinas, Robert Schlögl.

Ai tha se nevojiten takime të rregullta ndërmjet institucioneve. Në rast se nuk veprohet menjëherë, Schlögl parashikoi që vala e katërt e koronës të jetë edhe më e madhe. Më pas vala do të bjerë natyrshëm në një moment dhe më pas do të ketë një valë të pestë. Si shkencëtar i shkencave natyrore, ti mund ta parashikosh këtë me saktësi, tha Schlögl.

Fatkeqësisht, modelet që e parashikojnë këtë janë shumë të sakta. "Kur mendojmë se mund të argumentojmë kundër kësaj me opinione, natyra thjesht do të na vërtetojë se kemi gabuar, sepse proceset natyrore ndodhin ashtu siç ndodhin dhe jo siç mendojmë ne."

Sipas Schlögl-it, federata dhe landet federale tani duhet të argumentojnë në mënyrë të njësuar dhe të veprojnë në mënyrë uniforme. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme shtabi i planifikuar në kancelarinë federale.

Image

A do të afrohet takimi ndërmjet federatës dhe landeve?

Megjithatë, ka ende mosmarrëveshje nëse një takim federal dhe rajonal duhet të zhvillohet shpejt për shkak të situatës jashtëzakonisht të tensionuar dhe nëse mbrojtja ndaj infektimeve e ndryshuar nga koalicioni i ri qeveriar është e mjaftueshme për të thyer valën e katërt të koronas.

Përballë përkeqësimit të situatës së infektimeve në Gjermani, Ministri Federal i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, përsëriti thirrjen e tij për një takim të shpejtë të liderëve të shteteve federale dhe të landeve. Konsultimet midis qeverisë federale në detyrë dhe kryeministrave të landeve duhet të bëhen sa më parë, deklaroi Spahn në programin "Anne Will".

Kufizimet e kontaktit duhet të vendosen menjëherë. Kështu është i domosdoshëm, një rregull 2G-Plus në hapësirat e brendshme, duke përfshirë detyrimin për të mbajtur maskë. Një konferencë e re e kryeministrave të landeve nuk është planifikuar para 9 dhjetorit.

Baerbock: "Mezi presim datën 9”.

Bashkëkryetarja e të Gjelbërve Annalena Baerbock bëri thirrje gjithashtu për veprim të shpejtë. "Mezi e presim datën 9”, tha Baerbock në emisionin "Anne Will”. Pas vendimit të nesërm të Gjykatës Kushtetuese Federale për frenën fedarale të emergjencës, është e nevojshme të bëhet një bilanc i zbatimit të masave të mundshme nga landet. Po të mos ndodhë kjo, duhet të ndërmerren veprime në nivel federal. Duhet të merren të gjitha masat për të kufizuar masivisht kontaktet në mënyrë që sistemi i kujdesit shëndetësor të mos shembet, tha Baerbock./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat