Eric Zemmour do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Francë

Evropë

Eric Zemmour do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Francë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 15:53
Eric Zemmour

Eric Zemmour njoftoi të martën në rrjetet sociale se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze në muajin prill.

Sipas medieve të huaja, në një video 10-minutëshe të publikuar në mediet sociale, Zemmour tha se ai mori vendimin për të kandiduar sepse “asnjë politikan tjetër nuk ka guximin ta shpëtojë vendin nga fati tragjik që e pret”.

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet presidenciale që fëmijtë dhe nipërit tanë të mos vuajnë barbarinë, që vajzat tona të mos jenë të mbuluara… që të trashëgojnë një Francë siç e njihnin paraardhësit tanë”, tha ai.

Zemmour ka deklaruar vazhdimisht se Franca po “zhytet” nga imigracioni dhe rrezikon “të humbasë identitetin e saj” nën ndikimin e Islamit, të cilin ai thotë se është “i papajtueshëm” me vlerat perëndimore.

Shumë e akuzojnë gazetarin, i cili është dënuar dy herë për nxitje të urrejtjes, për nxitje të përçarjeve dhe nxitje të diskriminimit kundër popullsisë myslimane të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat