Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, prokuroria zbulon se si ndodhi ngjarja: Në autobus s’kishte lëngje të ndezshme por...

Evropë

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, prokuroria zbulon se si ndodhi ngjarja: Në autobus s’kishte lëngje të ndezshme por...

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria bullgare pas përfundimit të hetimeve në lidhje me ngjarjen e 23- tetorit, ku humbën jetën 45 persona, bën me dije se aksidenti tragjik ka ndodhur pasi autobusi është përplasur me bordurën anësore të autostradës.

Sipas tij, autobusi i kompanisë “Besa Trans” ku po udhëtonin viktimat nuk është përfshirë nga flakët si pasojë e një shpërthimi që mund të ketë ndodhur, por shkëndijat e fërkimit pas përplasjes kanë shkaktuar ndezjen e zjarrit.

Mediat e huaja shkruajnë se automjeti goditi bordurën anësore që ishte vendosur në pjesën që ndante dy rrugët. Në momentin që autobusi është përplasur me bordurën është krijuar edhe shkëndija dhe si pasojë është ndezur dhe karburanti duke bërë që autobusi të përfshihet nga flakët.

Në autobus nuk janë gjetur tuba benzine ose lëngje të tjera të ndezshme. Gjithashtu është hedhur poshtë edhe versioni se mund të ketë një akt terrorist.

Mësohet se në momentin që autobusi është goditur për të dytën herë me bordurën zjarri ka përfshirën edhe pjesën mbrapa ku dera ishte e thyer duke bërë që të bllokojë rrugën e shpëtimit për pasagjerët që mbetën të vdekur.

Në lidhje me ngjarjen, grupi hetimor theksoi se në gabimin e shoferit ka ndikuar dhe sinjalizimi i dobët rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat