Prindërit e gjejnë të vetëvarur vajzën 16-vjeçare

Evropë

Prindërit e gjejnë të vetëvarur vajzën 16-vjeçare

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:48
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Selanik këtë të martë. Një 16-vjeçare është gjetur e vetëvarur nga prindërit në shtëpinë e tyre në Selanik.

Prindërit gjetën të pajetë adoleshenten kur sapo ishin kthyer nga puna në shtëpi, raportojnë mediet në Greqi.

Ata tentuan ta rikthenin në jetë vajzën e tyre, por përpjekjet ishin të kota, pasi 16-vjeçarja ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca dhe Policia, e cila po heton shkaqet e ngjarjes tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat