A do të dërgojë Rusia ushtarë në Bosnje? Flasin Dodik dhe Putin

Evropë

A do të dërgojë Rusia ushtarë në Bosnje? Flasin Dodik dhe Putin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:58
Foto nga takimi

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shkuar në vizitë urgjente në Moskë.

Në kryeqytetin e Rusisë ai është takuar me presidentin Vladimir Putin me të cilin ka diskutuar situatën në Republikën Srpska dhe paralajmërimet që Dodik po i bën tash e sa muaj se ky etnitet i Bosnje Hercegovinës do ta themelojë ushtrinë vetanake.

Sipas mediave në Sarajevë të cilat citojnë mediat ruse Putin në këtë takim pos tjerash ka përmendur edhe mundësinë e vendosjes së ushtarëve rusë në Bosnje.

Në këtë vend prania ushtarake ndërkombëtare është në misionin EUFOR i cili përbëhet vetëm nga shtete anëtare të BE-së., transmeton Klankosova.tv.

Situata në Republikën Srpska tash e dy ditë është një nga temat kryesore të Samitit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të NATO-s që po zhvillon punimet në Riga të Latvisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat