Vdes nga COVID vajza e ish-deputetit, ishte shtatzënë në muajin e shtatë, shpëton foshnja

Evropë

Vdes nga COVID vajza e ish-deputetit, ishte shtatzënë në muajin e shtatë, shpëton foshnja

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Parthena Koutmeridou

Një lajm tronditës raportohet orët e fundit nga Greqia. Bëhet me dije se avokatja, vajza e ish-deputetit të PASOK-ut, Stathis Koutmeridis, ka humbur jetën nga koronavirusi. Ajo u sëmur u sëmurë rëndë teksa ishte shtatzënë dhe kishte shtyrë vaksinimin – Foshnja shpëtoi.

Parthena Koutmeridou, 38-vjeçe nuk ishte vaksinuar nga frika për shkak të shtatzënisë. Siç kishte thënë i ati për protothema.gr, ajo e kishte shtyrë vaksinimin pas një konsulte përkatëse me gjinekologun e saj dhe për t’i paraprirë lindjes.

Parthena (Patti, siç e thërrisnin njerëzit e saj) u sëmur me koronavirus në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejt, si pasojë u shtrua në klinikën Agios Loukas në Selanik, ku mjekët kryen një prerje cezariane për të shpëtuar të porsalindurin.

Familja e saj ka bërë thirrje për gjak gjatë dy 24 orëve të fundit, në përpjekje për të mbajtur gjallë gruan 38-vjeçare, por ajo nuk ia doli dhe dha frymën e fundit mëngjesin e sotëm, sipas drejtorit të klinikës, Demosthenes Katsarkas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat