​Roth në Sarajevë: Qeveria e re gjermane do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor

Evropë

​Roth në Sarajevë: Qeveria e re gjermane do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Ministri gjerman për Evropën Michael Roth

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth deklaroi sot në Sarajevë se qeveria e re gjermane do të vazhdojë politikën e mbështetjes së rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes së tij në Bashkimin Evropian.

"Koalicioni i ri mbështet fuqishëm rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë me mbështetje konkrete në çdo kuptim," tha Roth pas një takimi me ministren e Jashtme të BeH Bisera Turkoviq.

Ai shprehu keqardhjen për krizën politike në BeH, duke deklaruar se e ardhmja e BeH është "vetëm një", përkatësisht se ajo është një shtet i vetëm, sovran e shumëkombësh.

Roth theksoi se Përfaqësuesi i Lartë në BeH, Christian Schmidt, ka mbështetjen e fortë të Gjermanisë në punën, mandatin dhe kompetencat e tij.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviq, falënderoi Gjermaninë për mbështetjen dhe ndihmën e saj në shumë fusha, dypalëshe dhe në kuadër të Bashkimit Evropian dhe Procesit të Berlinit.

Në takim u diskutua edhe për qëllimet e politikës së jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe u shkëmbyen informacione për ndikimet gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat