Ky shtet e bën të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 60 vjeç

Evropë

Ky shtet e bën të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 60 vjeç

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:46
Greqi

Deputetët grekë kanë aprovuar ligjin që e bënë vaksinimin kundër COVID-19 të detyrueshëm për qytetarët mbi 60 vjeç.

Ligji targeton grupmoshën që është më e prekshme ndaj vdekjes apo intubimit nga koronavirusi.

Rreth 17 përqind e grekëve mbi 60 vjeç ende nuk janë vaksinuar. Ata kanë kohë deri më 16 janar që ta marrin dozën e parë, ose do të gjobiten me nga 100 euro për çdo muaj që nuk vaksinohen, raporton AP.

Partitë opozitare që e kundërshtuan këtë thanë se ishte shumë e ashpër për njerëzit me të ardhura të ulëta e që nuk duan të vaksinohen.

Muajin e kaluara, Greqia shtrëngoi masat për të pavaksinuarit duke u kërkuar testime për në të gjitha dyqanet joesenciale dhe ngjarje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat