Ministri i Brendshëm i Portugalisë jep dorëheqjen pas një aksidenti fatal

Evropë

Ministri i Brendshëm i Portugalisë jep dorëheqjen pas një aksidenti fatal

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 08:46
Eduardo Cabrita

Ministri i Brendshëm i Portugalisë, Eduardo Cabrita dha dorëheqjen pasi shoferi i tij u përfshi në një aksident automobilistik që la pa shenja jete një punonjës rrugor, derisa zyrtari qeveritar ishte në ulësen e pasme.

Ministrit, i cili iu bashkua kabinetit të kryeministrit Antonio Costa në vitin 2015, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, i është kërkuar të japë dorëheqjen që nga aksidenti fatal.

Ai vazhdimisht refuzoi ta bënte këtë, por të premten, prokurorët publikë e akuzuan zyrtarisht shoferin e tij për vrasje nga pakujdesia, duke thënë se ai ishte duke vozitur mbi shpejtësinë e lejuar kur përplasi punëtorin 43-vjeçar të autostradës, i cili ishte baba i dy fëmijëve, shkruan Reuters.

“Më shumë se kushdo tjetër, më vjen keq për këtë humbje tragjike, të pariparueshme”, tha Cabrita në fjalimin e dorëheqjes.

Menjëherë pasi Cabrita dha dorëheqjen, kryeministri Costa u tha gazetarëve se ai pranoi dorëheqjen e ministrit dhe ia kishte komunikuar atë presidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat