Familja me 5 persona u gjet e masakruar brenda banesës në Gjermani, dyshimet e para

Evropë

Familja me 5 persona u gjet e masakruar brenda banesës në Gjermani, dyshimet e para

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Gjermania është shokuar nga lajmi se 5 persona të së njëjtës familje janë gjetur pa jetë në banesë, të gjithë të masakruar me thika dhe armë. Familja me 3 fëmijë mësohet se ndodhej në karantinë ndërsa nuk është ende e qartë nëse autori është një nga viktimat apo dikush tjetër që ka ardhur nga jashtë.

Pesë persona u gjetën të vdekur në një shtëpi në jug të Berlinit në Gjermani. Sipas prokurorisë së Cottbus, viktimat janë dy të rritur të moshës 40 vjeç dhe tre fëmijë të moshës 4, 8 dhe 10 vjeç.

Një familje, siç shkruajnë disa media vendase, e cila mesa duket ishte në karantinë. Mbi kufomat, policia, e cila po heton për vrasje të shumta , ka konstatuar plagë nga goditjet me thikë dhe plumba.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera që ndihmojnë për të kuptuar dinamikën e tmerrit. Ajo që ndodhi në të vërtetë në Senzig, një qytet i vogël në Koenig Wusterhausen, mbetet një mister i hapur.

Hetuesit kaluan shumë orë në vend për të mbledhur gjetje që mund të shpjegonin diçka më shumë në orët ose ditët e ardhshme. Nuk është ende e qartë nëse autori i masakrës është mes viktimave apo vrasësi është dikush nga jashtë.

Nuk dihet as nëse janë gjetur armët që kanë shkaktuar plagët fatale. Në zonë u tha se familja ishte mbyllur në karantinë prej Covid-19.

Por edhe ky detaj nuk është konfirmuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas denoncimit nga një fqinj, i cili ka parë trupa të pajetë në shtëpi. Tragjedia padyshim tronditi komunitetin e vogël lokal, i cili u mbyll në heshtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat