Orteku ‘varrosi’ tetë skiatorë në Austri, tre prej tyre nuk mbijetuan

Evropë

Orteku ‘varrosi’ tetë skiatorë në Austri, tre prej tyre nuk mbijetuan

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një ortek në rajonin e Salzburgut vrau tre persona dhe lëndoi dy të tjerë ndërsa po bënin ski jashtë pistës, tha të shtunën Kryqi i Kuq i Austrisë.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi të shtunën rreth 2,400 metra në rrethin Lungau, menjëherë pas orës 13:45 me orën lokale, tha zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Anton Schilcher për agjencinë APA.

Ndërkohë është bërë e ditur se bora zuri tetë persona nga grupi, tha zyrtari lokal i reagimit emergjent Christoph Wiedl për mediat lokale.

Dy nga viktimat ishin tashmë të vdekur kur trupat e tyre u gjetën, ndërsa i treti vdiq pasi u transportua me helikopter në spitalin në Klagenfurt.

Ndërsa dy skiatorët e lënduar u dërguan në spitalin e qytetit Tamsweg.

Skiatorët e kapur në ortek ishin nga një grup nga rajonet e Salzburgut dhe Austrisë së Epërme.

Vitet e fundit, mesatarisht rreth 20 njerëz në vit janë vrarë çdo vit nga ortekët në Austri.

Siç thuhet më tej, dy sezonet e fundit ishin më pak vdekjeprurëse pasi pandemia e coronavirusit zvogëloi numrin e njerëzve që shkuan për të skijuar në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat