​Kroaci: 68 të vdekur nga COVID, rreth 2.800 raste të reja

Evropë

​Kroaci: 68 të vdekur nga COVID, rreth 2.800 raste të reja

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 2796 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe kanë vdekur 68 persona, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive është gjithsej 29.478, prej tyre 2.381 pacientë në trajtim spitalor dhe 310 persona me aparate respiratore, transmeton agjencia Hina.

Që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, në Kroaci janë regjistruar gjithsej 631.037 persona.

Ndërsa si pasojë e infeksionit kanë vdekur 11.218.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat