Në disa vende të Evropës po protesohet kundër rregullave të vendosura për shkak të koronavirusit

Evropë

Në disa vende të Evropës po protesohet kundër rregullave të vendosura për shkak të koronavirusit

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Mijëra njerëz dolën në qytete të ndryshme evropiane në fundjavë për të kërkuar lirinë e lëvizjes.

Kjo sipas mediave të huaja, ndodhi pasi autoritetet në të gjithë kontinentin kanë kufizuar lëvizjen në një përpjekje për të parandaluar përhapjen më të shpejtë të coronavirusit.

Në Luksemburg, protestuesit sulmuan një treg dimëror pas tubimeve kundër politikave rreth Covid-19. Ata kishin shpërfillur rregullat e hyrjes në treg dhe kishin hequr barrierat mënjanë, tha policia.

Atje pati disa “zënka të vogla” dhe tregu i Krishtlindjeve u mbyll.

Për shkak se protestuesit po i drejtoheshin dhomës së deputetëve, hyrjet aty janë bllokuar nga efektivët e policisë. Rreth 2000 njerëz morën pjesë në demonstrata.

Ndërkohë, policia në Vjenë raportoi se 40,000 njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin austriak të shtunën, shumë prej tyre si kundërshtim për rregullin rreth vaksinimit që pritet të hyjë në fuqi në shkurt.

Si pasojë, pesë persona u arrestuan.

Austria ka qenë në izolim që nga mesi i nëntorit, me kufizimet e vendosura deri më 11 dhjetor.

Veç këtyre, pati gjithashtu raportime për 5,000 njerëz që marshuan në protestë në Utrecht, megjithëse nuk pati raportime për dhunë në qytetin holandez, ndryshe nga demonstratat e fundit kundër rregullave të coronavirusit.

Autoritetet italiane raportuan gjithashtu një sërë demonstratash në të gjithë vendin, duke filluar nga disa dhjetëra njerëz në Romë deri në mijëra në Torino dhe Bolonja.

Nuk pati raportime për dhunë, por raste të shumta të njerëzve që injoronin rregullat që kërkonin përdorimin e maskës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat