E tmerrshme/ Gjenden eshtra njerëzish në bodrumin e një pallati, dyshimet e para të policisë

Evropë

E tmerrshme/ Gjenden eshtra njerëzish në bodrumin e një pallati, dyshimet e para të policisë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 07:51
Menaxheri i një pallati gjatë punimeve të bodrumit është përballur me një skenë të frikshme

Një zbulim i tmerrshëm është bërë në Selanik, Greqi.

Menaxheri i një pallati gjatë punimeve të bodrumit është përballur me një skenë të frikshme. Bëhet me dije se ai ka gjetur një grumbull eshtrash njerëzish.

Sipas mediave të huaja pas zbulimit ai lajmëroi policinë, të cilët dyshojnë se eshtrat janë rajtur në bodrumin e pallatit prej disa vitesh.

Zona është rrethuar dhe oficerët e policisë ndodhen në vendgjarje për të hetuar në lidhje me skenën e frikshme.

Deri tani dyshimet e para të policisë janë se këto eshtra i ka vendosur në magazinë një i afërm i të ndjerit pas zhvarrosjes së tij, por akoma hetimi nuk ka përfunduar për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

Image
Manexheri ka gjetur një grumbull eshtrash njerëzish
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat