Sekretari britanik i Javid: Asnjëri prej personave të prekur me Omicronin nuk kanë pasur nevojë për trajtim spitalor

Evropë

Sekretari britanik i Javid: Asnjëri prej personave të prekur me Omicronin nuk kanë pasur nevojë për trajtim spitalor

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 22:29
Sekretari britanik i Shëndetësisë Sajid Javid

Sekretari britanik i Shëndetësisë Sajid Javid ka thënë se ka transmetim në komunitet të variantit të Omicron në shumë rajone të Anglisë.

Sipas BBC, ai iu tha deputetëve se varianti po vazhdonte të përhapej “këtu dhe në mbarë botën” dhe tani kishte raste këtu “pa ndonjë lidhje me udhëtimet ndërkombëtare”.

Tashmë 336 raste janë konfirmuar nga ky variant në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha ai, një rritje prej 90 nga e diela.

Ka shqetësime se si Omicron mund të ndërveprojë me vaksinat aktuale.

Javid tha se për aq sa ai ishte në dijeni, asnjë nga ata njerëz me variantin Omicron nuk ishte pranuar në spital për trajtim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat