Sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

Evropë

Sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:38
Sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

Një sherr me grushte ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes deputetëve në Parlametin e Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.

Gjithçka ka dalë nga kontrolli brenda pak sekondash ku as kreu u Parlamentit dhe as sigurimi nuk mundën të ndanin deputetët.

Klima politike është mjaft e tensionuar në Turqi, me thellimin e krizës ekonomike si edhe rritjen e mbështetjes për opozitën në sondazhet që bëhen, transmeton Alsat-mk. Lira turke ka humbur mjaft nga vlera e saj vetëm gjatë dy javëve të fundit duke thelluar edhe më tepër krizën, ndërsa paqëndrueshmëria politike ka detyruar një mori kompanish të huaja që të largohen nga vendi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat