Motër e vëlla bënë vetëvrasje/ Zbulohen shënimet që lanë viktimat, ja çfarë thonë psikologët

Evropë

Motër e vëlla bënë vetëvrasje/ Zbulohen shënimet që lanë viktimat, ja çfarë thonë psikologët

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë ndodhur në Heraklion, Greqi, ku një vëlla dhe një motër vendosën t’i jenin fund jetës së tyre duke u vetëvrarë.

Mediat e huaja shkruajnë se në lagjen e dy të rinjve pas vdekjes së tyre ka pllakosur heshtja, por sipas banorëve vendas vdekja e nënës së tyre shtatë muaj më parë, sidomos pas një beteje të gjatë me kancerin i kishte rënduar shumë psikologjikisht, aq sa i kishte dalë jashtë kontrollit dhe nuk e menaxhonin dot më.

Një fqinj i familjes për mediat greke ka thënë: “Jam shumë i trishtuar sepse nuk e prisja kurrë këtë. Ishte dhe është një familje shumë e mirë. Unë dhe e gjithë lagjja u habitëm”.

Më pas ai shtoi se nëna e tyre, e cila u nda nga jeta pak muaj më parë, ishte një grua dinamike dhe mungesa e saj shkaktoi trishtim të madh në familje.

E pashë babanë e tyre një ditë në treg dhe më kishte thënë “fëmija do të martohet dhe Maria nuk do ta shohë dot nipin”.

Shënimi që lanë viktimat në një letër

Motër e vëlla që vendosën t’i jepnin fund jetës së tyre, duke u vetëvrarë në banesë, kishin lënë edhe një letër. Shënimet janë identike, vetëm se ndryshon emri dhe akti thuhet se është vetëvrasje.

“Unë, V. G., kryej vetëvrasje. Askush tjetër nuk është përgjegjës për këtë veprim timin”, tha 34-vjeçari në një deklaratë. Pikërisht të njëjtin shënim mësohet se ka shkruar edhe 30-vjeçarja, ku i vetmi ndryshim ka qenë emri.

Pas humbjes së nënës ata nuk punuan, u mbyllën në vetvete. Vëllai i tretë banon në të njëjtën pallat dhe është ai që ishte kujdesur për familjen, ndërsa ka qenë ai që ka lajmëruar edhe policinë për ngjarjen.

Çfarë thonë psikologët?

Si është e mundur që dy vëllezër të bëjnë vetëvrasje së bashku duke lënë vetëm një vëlla dhe babain pensionist për të përballuar humbjen e nënës?

Pyetjes së mësipërme, psikologia klinike-psikoterapistja, doktoreshë e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Athinës,  Anna Kandaraki i përgjigjet: “Humbja e nënës solli në sipërfaqe vështirësi që duhet të kenë ekzistuar më parë në sistemin familjar. Është e rëndësishme të kuptohet se qëndrueshmëria mendore e gjithsecilit shihet në dhimbje, shihet në “lamtumirë”, kështu që sa ka qëndrueshmëri mendore do të shihet në vështirësi dhe në këtë rast duket se ka pasur një problem në sistemin familjar që ka qenë i thellë. Sëmundja, vështirësitë e thella paraekzistuese, ose të mbuluara ose të balancuara në mënyrë të rreme në këtë moment dolën në sipërfaqe përmes çarjes së re, përmes krizës, përmes humbjes së thellë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat