Rusisë i del “armiku” nga s`e pret: Një shtet tjetër i tregon forcën në kufi

Evropë

Rusisë i del “armiku” nga s`e pret: Një shtet tjetër i tregon forcën në kufi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Japonia, shpesh fuqi ushtarake e anashkaluar, tregoi forcën me një stërvitje ushtarake masive ku u përfshinë dhjetëra tanke e qindra ushtarë në ishullin verior të Hokkaidos, teksa synon të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe të tregojë muskujt ushtarakë mes kërcënimeve në rritje që i vijnë nga rajonet perëndimore.

Pikërisht përtej detit nga Rusia rivale, Japonia hapi zjarr përmes Forcave të Vetë-Mbrojtjes, në një demonstrim publik force i cili përkon me një përshkallëzim të kohëve të fundit të lëvizjeve ushtarake kineze dhe ruse rreth territorit japonez.

Manovrat ushtarake, të cilat gazetarët e huaj rrallë kanë mundësi t’i dëshmojnë, do të vazhdojnë për nëntë ditë dhe do të përfshijnë trupa të Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore.

Të hënën, teksa qindra ushtarë brohorisnin e valëvitnin flamujt e njësisë, rreshtat e tankeve qëlluan në objektiva që përfaqësonin raketat e armikut ose automjetet e blinduara.

Stërvitja nxjerr një element mjaft interesant: Japonia, pavarësisht një kushtetutë zyrtare pacifiste, të hartuar kur kujtimet e tërbimit të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin ende të freskëta- krenohet me një ushtri që i turpëron të gjithë, përveç disa vendeve.

Dhe, me një mori kërcënimesh që përgjojnë në Azinë Verilindore, japonezët duket janë të etur për më shumë.

Vendi ka shpenzuar dhjetëra miliardë dollarë çdo vit për një ushtri të fuqishme, e ka arritur të krijojë një arsenal prej gati 1.000 avionësh luftarakë e dhjetëra destrojerë e nëndetëse.

Forcat e saj rivalizojnë sipas Associated Press ato të Britanisë e Francës e duket se nuk kanë ndërmend të ndalen pa blerë pajisjet më të mira ushtarake që ekzistojnë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat