Përplasje në Beograd, një person goditet nga protestuesit dhe i thyhet makina

Evropë

Përplasje në Beograd, një person goditet nga protestuesit dhe i thyhet makina

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:55
Drejtuesi i makinës ka goditur protestuesit

Agjencia e lajmeve “Nova.rs”, ka publikuar një video gjatë protestës së sotme të mbajtur në Beograd ku shihet një përplasje e disa protestuesve me një person i cili siç shkruan “Nova.rs”, kishte goditur një pjesë protestuesish me makinën e tij Reanult Klio.

Ngjarja ka ndodhur në përfundim të tubimit pranë urës së Gazelës ku edhe u mbajt bllokada një orëshe.

Sipas gazetarit të Nova.rs, drejtuesi i makinës ka goditur protestuesit.

Shoferi i makinës është goditur nga një protestues derisa makinës i janë thyer xhamat.

Më pas shoferi ka arritur që të largohet nga protestuesit.

Pamjet KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat