​Gjermanët grumbulluan një pasuri rekorde gjatë 2021

Evropë

​Gjermanët grumbulluan një pasuri rekorde gjatë 2021

Më: 2 janar 2022 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Gjermanët kanë rritur më tej kursimet e tyre gjatë vitit të kaluar në mënyrë që pasuria e tyre është rritur në një rekord prej 7.7 miliardë euro, njoftoi sot DZ Bank.

“Arsyeja kryesore e rritjes së pasurisë monetare të qytetarëve gjermanë janë sërish kursimet rekord”, tha ekonomisti i DZ Bank, Michhael Stappel.

Ai thotë se norma e kursimeve gjatë vitit të kaluar, edhe pse ka rënë nga viti 2020, ishte ende e lartë 15 për qind. Kjo do të thotë se qytetarët e Gjermanisë kanë kursyer 15 për çdo 100 euro që kanë në dispozicion.

Shuma rekord prej 7.7 miliardë euro përfshin kursimet klasike të parave, letrat me vlerë dhe të arkëtuara nga sigurimet.

Një valë rekord kursimesh filloi në vitin 2020 me shfaqjen e shenjave të para të një pandemie. Në vitin 2020, shkalla e kursimeve ishte edhe më e lartë në 16.1 për qind.

Vitin e kaluar, tendenca e masave shtrënguese u lehtësua gjatë muajve të verës kur pandemia dukej se ishte në rënie.

"Sidoqoftë, ndjenja e konsumatorit ra në vjeshtë me shenjat e para të një vale të re pandemike dhe masat e mbylljes," tha Stappel nga DZ Bank, banka ombrellë e bankave Volks dhe Reiffeisnen në Gjermani.

Rritja e pasurisë monetare shpjegohet edhe me gatishmërinë më të madhe të gjermanëve për të investuar në letra me vlerë.

“Duke pasur parasysh normat e ulëta dhe madje negative të interesit mbi kursimet, më shumë qytetarë u zotuan të investojnë në aksione vitin e kaluar,” përfundon Stappel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat