​Në Mal të Zi, tri vdekje përfshirë një foshnje tre muajsh

Evropë

​Në Mal të Zi, tri vdekje përfshirë një foshnje tre muajsh

Më: 13 janar 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 2.217 persona të ri të infektuar dhe tre të vdekur, ndër të cilët edhe një foshnje më pak se tre muajsh, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Janë testuar 5.676 mostra për virusin e ri korona. Mjekët e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore kërkuan autopsi të foshnjës, e cila duhet të zbulojë shkakun e vdekjes, duke pasur parasysh se në periudhën paralindjes janë konstatuar probleme me zemrën e fëmijës dhe gjithashtu ka rezultuar pozitive.

Shumica e të infektuarve rishtazi janë në Podgoricë - 595.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve aktualisht aktive është 15.773.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat