Përplasje për emigrantët, PE kundër ligjit danez

Evropë

Përplasje për emigrantët, PE kundër ligjit danez

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

“Ndesh me vlerat evropiane”. Me këto fjalë disa euro-deputetë përshkruan ligjin për emigracionin të miratuar nga qeveria social-demokrate daneze.

Ligji planifikon t’i dërgojë azilkërkuesit në vende partnere jashtë BE-së, ndërsa kërkesa e tyre shqyrtohet. Por ai nuk ka nisur së zbatuari pasi Danimarka s’ka gjetur ende një partner.

Gjatë vizitës në Parlamentin Evropian, ministri danez për Emigracionin, me prejardhje afrikane, tha se vendi nuk mund t’i përballojë problemet e shumta të lidhura me fenomenin.

Për euro-deputetët, kjo për Danimarkën mund të jetë një shmangie nga përgjegjësia për njerëzit që ikin nga luftërat.

Në të njëjtën kohë, Danimarka po u heq lejet e qëndrimit sirianëve, me argumentin se Siria është vend i sigurt.

Propozimi është mbështetur vetëm nga e djathta ekstreme, ndërsa PPE u shpreh në dyshim. E majta ndërkohë e refuzoi.

Edhe UNHCR dhe Komisioni Evropian janë shprehur kundër ligjit danez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat