Princi britanik për akuzat e abuzimit: ‘Akuzuesja mund të ketë kujtime të rreme’

Evropë

Princi britanik për akuzat e abuzimit: ‘Akuzuesja mund të ketë kujtime të rreme’

Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:51
Princi britanik Andrew, zonja Giuffre

Princi britanik Andrew, i cili së fundmi humbi titujt mbretërorë dhe do të përballet në gjyqin për sulme seksuale ndaj një 17 vjeçare në vilat e pedofilit amerikano-hebre Epstein, ka thënë me anë të avokatëve se akuzuesja mund të vuajë nga “kujtime të rreme”.

Dokumentet e përgatitura për gjyq tregojnë se kërkohet që bashkëshorti i Virginia Giuffre, Robert, dhe psikologia Dr Judith Lightfoot të ekzaminohen nën betim.

Gjykatësi Lewis Kaplan, i cili do të dëgjojë çështjen në New York, ka bërë thirrje për dëshmitarë për gjyqin që do të nisë më vonë gjatë vitit.

61 vjeçari Princ Andrew, akuzohet nga zonja Giuffre që është një nga disa burra që kishin bërë seks me të kur ajo trafikohej për seks nga financieri pedofil Jeffrey Epstein, kur ishte 17 vjeçare, minorene sipas ligjit amerikan.

Avokatët e princit duan të pyesin bashkëshortin e akuzueses Robert Giuffre, për financat e tyre dhe mënyrën sesi janë njohur në vitin 2002, thuhet në dokumente.

Ata gjithashtu duan të pyesin psikologen e saj Dr Judith Lightfoot, për temat që ka diskutuar me të dhe mjekimet që i ka rekomanduar.

Avokatët e princit thonë se zonjusha Giuffre, tashmë 38 vjeçare, “mund të vuajë nga kujtime të rreme”, prandaj duan të ekzaminojnë psikologen Dr Lightfoot për “teorinë e mundshme të kujtimeve të rreme”.

Dr Lightfoot dhe Giuffre, të cilat jetojnë të dyja në Australi, mund të merren në pyetje nën betim me lidhje direkte video, thuhet në dokumente.

Avokatët e Giuffre kërkojnë të thirreet si dëshmitar ish-asistenti i princit  Robert Olney, për të zbuluar detaje të marrëdhënies së princit me trafikantin financier Epstein, i cili vdiq papritur në burg teksa priste akuzat e trafikimit seksual të të miturave. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat