Ministrja e Jashtme gjermane do të udhëtojë javën e ardhshme për në Ukrainë dhe Rusi

Evropë

Ministrja e Jashtme gjermane do të udhëtojë javën e ardhshme për në Ukrainë dhe Rusi

Më: 15 janar 2022 Në ora: 20:48
Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të udhëtojë në Kiev dhe Moskë javën e ardhshme, pasi tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbeten të larta, pavarësisht një jave aktiviteti diplomatik.

Sipas medieve të huaja, Baerbock do të udhëtojë të hënën në Ukrainë, ku do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Një ditë më vonë, ajo pritet të shkojë në Moskë për ta takuar homologun e saj rus, Sergei Lavrov, sipas ministrisë së Jashtme gjermane.

Përpjekjet e saj janë që të përqendrohet në arritjen e progresit në bisedimet midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë, një plejadë e njohur si formati i Normandisë, sipas një zëdhënësi të ministrisë.

Grupi nuk është takuar që nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat