Kundërshtari i Vuçiqit, serbëve: Referendumi do të shpallet i suksesshëm pavarësisht se si do të votoni

Evropë

Kundërshtari i Vuçiqit, serbëve: Referendumi do të shpallet i suksesshëm pavarësisht se si do të votoni

Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:53
Aleksandar Vuçiq

Kryetar i Partisë Republikane në Serbi dhe kandidati për President në zgjedhjet e 3 prillit, Nikola Sandulovic, u ka bërë thirrje serbëve të mos votojnë në referendum pasi thotë se ky organizim është gënjeshtër dhe manipulim për qytetarët.

Sandulovic shkruan në profilin e tij në Facebook, se të gjithë e dinë se referendumi do të vjedhet.

Sipas tij, ai do të shpallet i sukseshëm çfarëdo që qytetarët të rrumbullaksojnë, pavarësisht nëse kanë dalë apo jo në votime.

Ai thotë se qytetarëve u kanë dërguar SMS për të rrumbullaksuar opsionin “po”, për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat