Ngjarje e rëndë në Belgjikë, i afrohet papritmas nga pas dhe e shtyn në shinat e trenit

Evropë

Ngjarje e rëndë në Belgjikë, i afrohet papritmas nga pas dhe e shtyn në shinat e trenit

Më: 16 janar 2022 Në ora: 23:00
Ilustrim

Një burrë shtyu një grua përpara një treni që po afrohej. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin belg Bruksel, me shoferin që u ndal pak centimetra nga trupi i gruas. Ngjarja është filmuar në video dhe burri është arrestuar pak më pas.

Videoja e kapur në stacionin e metrosë Rogier të premten në mbrëmje tregon burrin që zvarritet pas gruas, përpara se të përdorë dy duar për ta shtyrë atë në shina përpara një treni që po afrohej. Fatmirësisht, shoferi ishte në gjendje të frenonte përpara se trupi i palëvizshëm i gruas të shtypej.

Me ikjen e të dyshuarit, një turmë kalimtarësh nxituan për ta nxjerrë gruan nga shinat.

“Shoferi reagoi shumë mirë, por është shumë i tronditur, ashtu si edhe viktima.” – tha një zëdhënës i kompanisë së transportit publik të Brukselit STIB për ‘Brussels Times’.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit tha se burri u arrestua disa minuta më vonë në një stacion tjetër të metrosë në qytet. Ai është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat