Intelektualet serbe Biserko, Peroviç, Peshiç i bashkohen peticionit në BeH për shfuqizimin e Republika Srpska të cilën e cilësojnë “krijesë gjenocidi”

Evropë

Intelektualet serbe Biserko, Peroviç, Peshiç i bashkohen peticionit në BeH për shfuqizimin e Republika Srpska të cilën e cilësojnë “krijesë gjenocidi”

Nga: F.B Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:36
Sonja Biserko

Intelektualet e Serbisë, Sonja Biserko, Latinka Peroviç, Vesna Peshiç iu kanë bashkuar peticionit në BeH për shfuqizimin e Republika Srpska që cilësohet si “krijesë gjenocidi”, duke kërkuar grusht shtet dhe goditje në serbët dhe okupimin nga NATO të Sprskës, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Kreu i Këshillit të drejtave të njeriut të Helsinikut, Biserko, sociologia Vesna Peshiç dhe historiania Latinka Peroviç kërkojnë nga NATO okupimin e Srpska.

Ato i janë bashkuar ekstremistëve në BeH që në emër të shoqatës nga Holanda “Platforma e BeH” i kanë dërguar letër shefave të BE-së, ShBA-ve, Britanisë dhe NATO-së ku kërkojnë vendosje të sanksioneve ndaj Dodik dhe rritjen maksimale të ushtarëve të NATO-së në BeH.

Këtë kërkesë veç tri intelektualeve nga Beogradi u nënshkrua edhe nga 207 njerëz ndër të cilët ish-kryetrai kriat Stjepan Meshiç dhe ish-përfaqësuesi i lartë Valentin Incko, që sipas gazetës është urrejtës i dëshmuar i serbëve!

Në letër mbështet shfuqizimi i Srpska dhe forcimi i BeH unitare ku “fajtor kryesor në konfliktet në Federatë janë politikanët e korruptuar në krye me Dodik".

“Përgjigja duhet të jetë në kombinimin e sanksioneve edhe intervenimit dhe rritjen e pranisë ushtarake të NATO-së si sinjal, Mungesa e kësaj përgjigje do të jetë inkurajim për Dodik dhe koalicionin e tij. Secesionistët nga Sprska mbështetën nga Kina edhe Rusia dhe disa vende si Hungaria. Shtetet e BE-së duhet shqyrtojnë suspendimin e bisedimeve me Serbinë nëse qeveria e saj nuk ndërron mendjen lidhur me BeH dhe qëndrimit rreth krimeve të luftës në vitet 90-ta”, thuhet në letër.

Si “zgjidhje përfundimtare” nënshkruesit e letrës duan shfuqizimin dhe likuidimin e Srpska ka thënë Aleksandar Paviç politikolog.

“Informer” ka tentuar të bisedoj me këto intelektuale, por nuk kanë pranuar, ndërsa politikologu Paviç thotë se letra është “nxitje e re për luftë”.

“Çdo gjë bëhet synohet ‘zgjidhja përfundimtare’ likuidimi i Sprska dhe vënia e serbëve në nivelin e serbëve që jetojnë në Federatë. Synimi i tyre është realizimi në vepër i deklaratës islamike të Alija Izetbegoviq dhe Sprska në këtë rrugë është pengesa më e madhe. Të parëve iu pengojnë serbët, të dytëve shteti serb dhe të tretëve ortodoksizmi e të katërtëve Kina edhe Rusia”, mendon Paviç.

Profesori serb nga Banjalluka Milosh Sholaja thotë se fronti kundër serb u shpërnda nga Serbia deri te Srpska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat