Kapadokya e mbuluar me mantelin e bardhë tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Evropë

Kapadokya e mbuluar me mantelin e bardhë tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Kapadokya, një nga destinacionet turistike më të njohura në Turqi, ku bukuritë e natyrës dhe historisë kombinohen, duke formuar një nga peizazhet më të bukura në botë, është mbuluar me borë.

Kapadokya është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sipas Anadolu Agency (AA).

Turistët e shfrytëzuan kohën për të shijuar bukuritë e dimrit, borës duke bërë fotografi. Selçuk Mizik erdhi me mikun e tij nga Franca me pushime. Siç tha ai për AA, Kapadokya është shumë më mbresëlënëse sesa ajo që ka parë në foto.

“Ne zgjodhëm të vinim në Kapadokya në stinën e dimrit sepse peizazhi me borë është i bukur. Fatkeqësisht, balonat nuk fluturuan për shkak të motit, por morëm pjesë në aktivitete të tjera”, tha Mizik.

Maria Albusaidy nga Amerika deklaroi se ka ardhur për herë të parë në Kapadokya dhe se i ka bërë përshtypje bukuria e saj.

Turisti pakistanez Ehab Mavoli tha gjithashtu se Kapadokia ka një pamje të ndryshme nga qendrat turistike ku ai ka udhëtuar më parë.

Sipas të dhënave meteorologjike, në rajon priten reshje bore në mbrëmje dhe të martën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat