Kancelari gjerman dhe kryeministri spanjoll përshëndesin dëbimin e Gjokoviqit nga Australia

Evropë

Kancelari gjerman dhe kryeministri spanjoll përshëndesin dëbimin e Gjokoviqit nga Australia

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:25
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, shprehën mbështetjen të hënën për vendimin e Australisë për të dëbuar yllin e tenisit, Novak Gjokoviq, duke thënë se rregullat duhet të ndiqen nga të gjithë, pa dallim.

Gjokoviq u deportua nga Australia gjatë fundjavës sepse nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth polemikave, Scholz tha në një konferencë shtypi në Madrid se rregullat duhet të respektohen.

Askush nuk mund të sigurojë që ata kurrë nuk do të infektohen, dhe për fat të keq nëse infektoheni, nuk mund të përjashtoni mundësinë e vuajtjes së dëmit serioz për shëndetin tuaj. Si i tillë ne po bëjmë një apel të përbashkët: Vaksinohuni, përfitoni nga mundësia për ta marrë sepse është gjëja më e mirë që mund të bëni për veten dhe të dashurit tuaj”, tha Scholz.

“Shumë faleminderit Kancelar. I mbështes fjalët e kancelarit në lidhje me polemikat rreth tenistit Gjokoviq. Rregullat duhet të respektohen. Askush nuk është mbi rregullat, dhe nëse këto janë rregullat që ka miratuar qeveria australiane, duhen përmbushur”, tha kryeministri spanjoll Sanchez.

Dy liderët e krahut të majtë thanë gjithashtu se mbështesin vendimin e Australisë për të dëbuar Novak Gjokoviq sepse ai nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat