Italia kërkon nga UNESCO statusin e trashëgimisë për kafen “Espresso”

Evropë

Italia kërkon nga UNESCO statusin e trashëgimisë për kafen “Espresso”

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Italia do të aplikojë për statusin e Unesco-s për kafen Espresso, duke pretenduar se ajo është “shumë më shumë se një pije e thjeshtë”.

“Është një ritual autentik dhe një shprehje e socialitetit tonë që na dallon në mbarë botën”, tha Gian Marco Centinaio, nënsekretari i bujqësisë, duke konfirmuar se aplikimi ishte dorëzuar.

Espresso u bë shpejt një pjesë integrale e identitetit kombëtar pas krijimit në Torino në fund të shekullit të 19-të, shkruan Theguardian.

Sipas Institutit Italian Espresso, i themeluar në vitin 1998 me qëllimin specifik për të mbrojtur dhe promovuar Espresson origjinale, tregu vlen më shumë se 4 miliardë euro në vit, me më shumë se 90% të italianëve që pinë nga një filxhan çdo ditë.

Rregulloret strikte të institutit për Espresson perfekt përfshijnë përdorimin e një përzierjeje të çertifikuar kafeje, pajisje të çertifikuara dhe madje edhe personel të licencuar.

Ai specifikon se kremi, shkuma më e lehtë që qëndron në majë të pijeve të errëta me kafeinë, “duhet të jenë uniforme dhe të qëndrueshme për të paktën 120 sekonda nga koha kur kafeja është shpërndarë pa u përzier”. Ai thotë se ngjyra e tij duhet të jetë “kafe-lajthi në kafe të errët [dhe] e karakterizuar nga reflekse të errëta”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat