Italia ende pa president të ri

Evropë

Italia ende pa president të ri

Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:22
Senati

Ligjvënësit italianë dështuan sot, për të dytën ditë radhazi, në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, pasi propozimet konservatore u refuzuan nga qendra e majtë dhe liderët e partive po bëjnë përpjekje të mëtejshme për të gjetur një kandidat me të cilin të arrihet një konsensus.

Pas një votimi të pasuksesshëm të hënën, shumica e ligjvënësve dorëzuan sërish fletëvotimet bosh sot, një mënyrë për të zgjatur procedurën ndërsa udhëheqësit e tyre vendosin se çfarë të bëjnë, raporton Reuters.

Edhe pse kryeministri Mario Draghi është ende favorit, shqetësimet se promovimi i tij në president mund të çojë në rënien e qeverisë së koalicionit të tij dhe nisjen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare kanë mjegulluar perspektivat e tij, sipas agjencisë britanike.

Pas disa ditësh takimesh konsultative, partitë e qendrës së djathtë, Liga, Brothers of Italy dhe Forza Italia, dolën sot me emrat e ish-presidentit të Senatit Marcello Pere, ish-ministrit të Arsimit dhe kryebashkiakut të Milanos Leticia Moratti dhe Carlo Nordi, një gjyqtar në pension si kandidatë të mundshëm.

Blloku i qendrës së majtë u përgjigj shpejt se kandidatët e propozuar ishin të papranueshëm dhe bëri thirrje për bisedime me qendrën e djathtë të mërkurën për të zgjidhur mosmarrëveshjen, e cila rrezikon të destabilizojë Italinë ndërsa lufton për të kapërcyer krizën COVID-19 dhe për të rindërtuar ekonominë e saj të lëkundur.

“Propozimi ynë është të mbyllemi në dhomë dhe të hedhim çelësat, vetëm me bukë dhe ujë, derisa të arrijmë një zgjidhje përfundimtare”, tha Enrico Leta, kreu i Partisë Demokratike (PD) në pushtet.

Rreth 1.000 anëtarë të dy dhomave të parlamentit – Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati – dhe përfaqësues të rajoneve dhe provincave autonome filluan votimin të hënën pasdite për zgjedhjen e pasuesit të Sergio Matarella dhe fituesit të votimit të fshehtë i nevojiten dy të tretat shumicë në çdo tri raunde.

Votimi përsëritet derisa njëri prej kandidatëve të marrë votat e mjaftueshme.

Qendra e djathtë ka më shumë votues se blloku i qendrës së majtë, por asnjëra palë nuk ka vota të mjaftueshme për të votuar për kandidatin e vet, që do të thotë se do të nevojitet një kompromis.

Kryeministri aktual Mario Draghi konsiderohet favorit, dhe në mesin e atyre që konsiderohen kandidatë të mundshëm janë ish-kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit Pierre Ferdinando Cassini, ish-kryeministri Giuliano Amato dhe presidentja e Senatit Maria Elisabeta Alberti Casellati

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat