Rryma do të shtrenjtohet edhe në Kroaci, kryeministri sqaron tri masa

Evropë

Rryma do të shtrenjtohet edhe në Kroaci, kryeministri sqaron tri masa

Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Gazi dhe energjia elektrike do të shtrenjtohen në Kroaci. Kryeministri Andrej Plenkoviq ka folur për këtë në një konferencë për shtyp.

Në veçanti, rritja e çmimeve të energjisë elektrike pritet të ndodhë në prill, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

“Ne do të shkojmë me tri grupe masash – rritja e përfitimeve për shtresat e pafavorizuara sociale, këto janë kupona deri në 200 kuna (rreth 26 euro) për energjinë elektrike. Drejtimi që do ta marrë qeveria është zgjerimi i fushës, do ta lëmë mundësinë e pagesës së gazit dhe së treti – do ta rrisim atë shumë, e sa do ta vlerësojmë kur t’i shohim se sa do të rriten çmimet e energjisë”, tha kryeministri kroat.

Njëra nga masat e Qeverisë, pritet të ndikojë edhe në normën e TVSH-së së rrymës.

“Grupi i tretë i masave ka të bëjë me masën e normës së TVSH-së. Ne e dimë që TVSH-ja e energjisë elektrike është 13%, për gazin është 25%, ka hapësirë ​​që do ta përdorim për ta ulur shumën totale të çmimeve për qytetarët. Të gjitha dikasteret e diskutojnë këtë në baza ditore, po ashtu edhe unë personalisht. Këtu do të tregojmë edhe një herë se ndërhyjmë sa herë që prioriteti ynë është ruajtja e standardit ekonomik dhe social të qytetarëve”, tha ai.

Ekonomisti dhe eksperti kroat i energjetikës, Igor Grozdaniq, tha se “ka kaluar koha e energjisë së lirë”.

“Çmimi i energjisë elektrike do të vazhdojë të rritet nga viti në vit, por me një përqindje shumë të vogël. Me fjalë të tjera, nuk ka stabilizim të çmimeve dhe nuk ka rënie të çmimeve”, paralajmëroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat