Kaos në Ukrainë me strehimet e mbyllura të bombardimit, disa të kthyer në klube striptize

Evropë

Kaos në Ukrainë me strehimet e mbyllura të bombardimit, disa të kthyer në klube striptize

Më: 31 janar 2022 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Teksa Ukraina rrethohet nga paniku i pushtimit të mundshëm rus dhe alarmi i amplifikuar i mediave, mësohet së fundmi se rrjeti i saj i strehimeve nëntokësore të emergjencës është me dyer të kycura, madje një prej tyre ishte kthyer një klub striptize.

Autoritetet në kryeqytetin Kiev kanë publikuar hartën e mijëra strehimeve të shpërndara në të gjithë vendin ku miliona njerëz mund të mbrohen në rast lufte.

Por shumë bunkerë në adresat e kontrolluara dje ishin me dyer çeliku të kyçura, shkruan e përditshmja britanike The Sun.

Një prej adresave në qendër të qytetit ishte kthyer në një “Klub Xhentëllmenësh” ku një grua e shkurtër mirëpriste klientët duke i sugjeruaar të “vizitojnë striptistet” në brendësi të klubit të “vesit”.

Kur u pyet për çështjen e strehimit të emergjencës, menaxheri i klubit ‘me drita të kuqe’ u ngërdhesh duke thënë se “mund të strehoheni bashkë me vajzat, nëse paguani 100 eurot e hyrjes”.

Menaxheri tha: “Nuk e di nëse është strehim bombardimi apo jo, por jeni të mirëpritur të takoheni me vajzat, pasi të paguani fillimisht”.

Harta dixhitale e strehimeve u publikua nga kryebashkiaku i Kyev, që aktualisht është ish-kampioni i boksit Vitali Klitschko.

Në një prej adresave të publikuara të strehimeve të bombardimit, një grua i tha gazetarëve: “Nuk e kam idenë se ku është strehimi. Nëse bombardohemi vetëm shpresoj për më të mirën.”

Në një tjetër vendndodhje dera e çeliktë e strehimit ishte e kyçur me një numër telefoni që nuk përgjigjej kur u tentua nga gazetarët.

Një banor i një tjetër pallati apartamentesh që listohej si strehim emergjence, tha: “Është hera e parë që po dëgjoj se ka një strehim bombardimi  në bodrum”.

“Nuk e di si mund të hyet aty, dera është gjithmonë e mbyllur me dryn”.

Kryebashkiaku boksier Klitschko i rekomandonte qytetarëve: “‘Në rast bombardimi të mundshëm, banorët e kryeqytetit mund të strehohen në ndërtesat e përdorura në kohë paqeje për qëllime të ndryshme”.

“Por në rast emergjence, strehimet do të përdoren për mbrojtjen e qytetrëve.”

Zhvillimi vjen teksa gra e burra të moshuar po mobilizohen në Ukrainë për të “luftuar” ushtrinë e Putin, duke u stërvitur me pushkë druri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat