Pensionistët, protestë në Greqi/ Kërkojnë ndihmë për çmimet e rritura të energjisë

Evropë

Pensionistët, protestë në Greqi/ Kërkojnë ndihmë për çmimet e rritura të energjisë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Pensionistët në Greqi

Dhjetera pensioniste te mbledhur ne qender te Selanikut kerkojne nga qeveria masa per perballimin e rritjes se cmimeve te energjise elektrike ,gazit dhe naftes per ngrohje. Sic shprehen pra kamerave televizive eshte e pamundur qe me inflacionin mbi 5,1% , record i11 viteve te fundit dhe shtrenjtesine e artikujve ushqimore, te paguajne faturat dhe te mund te mbijetojne.

“Rritje galopante e çmimeve, nga gazi natyror që është rritur me 134%, apo energjia elektrike qe ka shkuar me shume se 50%“.

Shume greke përpiqen ne tregjet popullore te lagjeve te gjejne gjithmone nje zgjidhje me te lire per frutat dhe perimet qe konsumojne ,pasi rritja e kostos të energjisë ,si dhe demet nga moti I keq ne shume zona te vendit kane ndikuar ne rritjen e cmimeve nga 20 në 50% për produkte të caktuara.

“Çmimet e larta na kanë ndikuar dhe po na çmendin.Te marresh 400 euro ne muaj dhe te ti marrin menjehere. Si mund të jetojë njeriu, çfarë duhet të bëjë, a nuk do ilacet e tij, ushqimet, shpenzimet?”

Që nga shtatori, qeveria ka shpenzuar më shumë se 2 miliardë euro për të subvencionuar faturat e energjisë elektrike dhe gazit për familjet, bizneset dhe fermerët dhe ky subvencionim vazhdon edhe per muajin shkurt ne nje mase me te ulet.

Por cmimet e ketyre faturave jane trefishuar si per banoret ashtu edhe per bizneset e vogla,shume prej te cilave ose mbyllen ose kane krijuar borxhe te medha ne systemin e sigurimeve shoqerore duke mos paguar detyrimet.

Per shkak te taksave ne karburante ,Greqia ndodhet ne vendin e katert ne Europe dhe te tetin ne bote per cmimin me te larte te benzines, qe arriti 24 oret e fundit ne 1.86 cent per liter. Gjithashtu  cmimi I naftes per automjetet ka shkuar ne 1.6 euro per liter, I gazit per automjete 1,05  dhe I naftes per ngrohje ne 1,25 euro per liter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat