Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi, plagosen rëndë dy persona

Evropë

Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi, plagosen rëndë dy persona

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 08:25
Ngjarja ndodhi në Orte të Italisë.

Një çift i moshuar është plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi në Orte të Italisë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë një 83-vjeçar dhe një grua 71-vjeçare, të cilët janë dërguar në spitalin Belcolle, shkruan Tgcom.

Fatmirësisht zjarri në vilë u lokalizua në kohë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që çuan në shpërthimin e fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat