Parlamenti voton pro vendosjes së forcave jashtë Rusisë

Evropë

Parlamenti voton pro vendosjes së forcave jashtë Rusisë

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:28
Ukrainë

 Dhoma e lartë e parlamentit rus ka votuar unanimisht në favor të dhënies së autoritetit të Presidentit Vladimir Putin, për të vendosur forcat e armatosura jashtë vendit.

Ai zyrtarisht i lejon Putinit të dërgojë trupa në rajonin Donbas të Ukrainës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Kreu i dhomës, thotë se ata presin që forcat të kryejnë detyra paqeruajtëse.

Por SHBA ka thënë më parë se përdorimi i trupave paqeruajtëse ishte "marrëzi"./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat