“Sulme me raketa në zonat e banuara”/ Ministri i jashtëm i Ukrainës: Putin nuk do ta shkatërrojë Ukrainën

Evropë

“Sulme me raketa në zonat e banuara”/ Ministri i jashtëm i Ukrainës: Putin nuk do ta shkatërrojë Ukrainën

Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:49
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë një postim në Twitter ku tregon se lagjet e banuara në Kharkiv janë sulmuar me raketa ruse.

Por thekson se presidenti rus nuk do ta shkatërrojë dot Ukrainën, pavarësisht se po sulmon zonat e banuara.

“Sulme barbare me raketa ruse në Sheshin qendror të Lirisë dhe lagjet e banuara të Kharkiv.

Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën, ai kryen më shumë krime lufte nga zemërimi, vret civilë të pafajshëm”, shkroi Kuleba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat