​OSBE ka përfunduar evakuimin e personelit të saj nga Ukraina

Evropë

​OSBE ka përfunduar evakuimin e personelit të saj nga Ukraina

Më: 7 mars 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka përfunduar evakuimin e stafit të saj ndërkombëtar nga Ukraina, tha sekretarja e Përgjithshme Helga Schmid në një takim të 57 vendeve pjesëmarrëse të mbajtur sot.

“Që kur u takuam të enjten, kam kënaqësinë të raportoj se ekipet e mbetura të anëtarëve të misionit ndërkombëtar tani janë të sigurta”, tha Schmid, sipas Reuters.

Kjo do të thotë se pothuajse 500 anëtarë të misionit ndërkombëtar.

Të cilët ishin në Ukrainë në fillim të operacionit ushtarak rus, tani janë evakuuar, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat