Macron kritikon Britaninë: Nuk po përmbush deklaratat e mëdha për refugjatët ukrainas

Evropë

Macron kritikon Britaninë: Nuk po përmbush deklaratat e mëdha për refugjatët ukrainas

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:47
Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin sipas tij për të përmbushur “deklaratat madhështore” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Duke folur në fund të një samiti të BE-së në Versajë, Macron kritikoi politikën e vizave të Mbretërisë së Bashkuar që kërkon që aplikantët t’i bëjnë ato personalisht ose në Bruksel ose në Paris, raporton The Guardian.

“Pavarësisht të gjitha deklaratave madhështore, qeveria britanike vazhdoi të zbatonte rregullat aktuale që nënkuptonin se nuk i mirëpriti refugjatët ukrainas që donin të arrinin në tokën britanike duke thënë se duhet të udhëtonin qindra kilometra për të aplikuar për vizë”, ka thënë ai.

“Unë do të shpresoja që burrat dhe gratë ukrainase që kanë jetuar tmerr dhe kanë kaluar Evropën për të arritur familjet e tyre në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtohen më mirë”, ka shtuar presidenti francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat