Këto janë 6 kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Evropë

Këto janë 6 kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Nga: G.B Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:06
Vladimir Putin

Ndër të tjera, ai bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut brenda kufijve administrativë të dy rajoneve (duke përfshirë territoret e kontrolluara aktualisht nga Ukraina), përcjell Bota sot.

Mediumi spanjoll AS ka publikuar 6 kërkesat e Federatës Ruse të ekspozuara ndaj Ukrainës si kusht për t'i dhënë fund agresionit:

1. Të braktisë aspiratën e Kievit për anëtarësim në NATO dhe të marrë një status neutral nga Ukraina.

2. Të vendoset rusishtja si gjuhë e dytë shtetërore dhe të shfuqizohen të gjitha ligjet që kufizojnë këtë status.

3. Njohja e Gadishullit të Krimesë si territor rus.

4. Njohja e pavarësisë së Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut brenda kufijve administrativë të dy rajoneve (përfshirë territoret e kontrolluara aktualisht nga Ukraina).

5. Ndalimi i veprimtarive të partive dhe organizatave publike ultra-nacionaliste, naziste dhe neo-naziste.

6. Çmilitarizimi i Ukrainës, që nënkupton braktisjen e plotë të armëve që mund të përbëjnë një kërcënim për Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat