Teatri ukrainas kthehet në kuzhinë të vullnetarëve

Evropë

Teatri ukrainas kthehet në kuzhinë të vullnetarëve

Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:42
Teatri ukrainas kthehet në kuzhinë të vullnetarëve

Një teatër në Ukrainën perëndimore është shndërruar në një kuzhinë vullnetare ku aktorët dhe stafi i prapaskenës bëjnë ushqim për ushtarët dhe njerëzit e zhvendosur nga luftimet.

Në kafenenë e teatrit në qytetin e Drohobych, artistët të cilët zakonisht janë mësuar të performojnë në skenën e madhe, në vend të kësaj mbushnin brumë për të bërë petë për t’u dërguar në vijën e parë ose për ta ndarë me njerëzit në nevojë.

“Ka një thënie që kur tingëllon armët, muzat heshtin”, tha aktorja Alla Shkondina. “Por ne nuk heshtim”, raporton AP.

“Ne bëmë më shumë se 3,000 paund qofte,” tha drejtori i teatrit, Mykola Hnatenko, teksa renditi ushqimet e shumta të bëra nga vullnetarët gjatë javëve të fundit.

Operacioni përfshin rreth 150 vullnetarë, duke përfshirë artistë që janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Ukrainës dhe tani jetojnë në teatër, tha Hnatenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat