Spanja i bashkohet vendeve të tjera në dëbimin e diplomatëve rusë

Evropë

Spanja i bashkohet vendeve të tjera në dëbimin e diplomatëve rusë

Nga: H.O. Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:57
Ilustrim

Spanja është bërë vendi i fundit i BE-së që dëbon diplomatët rusë, mes një proteste globale mbi vrasjet e dyshuara të civilëve nga trupat e Kremlinit në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Vendimi i Madridit për të dëbuar 25 diplomatë dhe personel të ambasadës pason me vendime të ngjashme nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia dhe Danimarka.

Ministri i Jashtëm i Spanjës thotë se pret që Rusia të përgjigjet me dëbimet e veta.

Moska vazhdon të mohojë se trupat e saj kanë kryer mizori në qytetin ukrainas të Bucha dhe gjetkë./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat