Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen sot për Ukrainën, ҫfarë vendimi do të marrin për vajzat e Putinit

Evropë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen sot për Ukrainën, ҫfarë vendimi do të marrin për vajzat e Putinit

Nga: H.O. Më: 6 prill 2022 Në ora: 08:04
Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel për dy ditë bisedime mbi mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën në fazën tjetër të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca pret që Moska të përpiqet të pushtojë "të gjithë" rajonin e Donbasit në lindje, me synimin për të krijuar një korridor tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar. Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha. Imazhet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën.

Uashingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Thuhet se po shqyrton masat që synojnë dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat