BBC: Më shumë se 30 të vrarë nga sulmi me raketa në stacionin në Ukrainë

Evropë

BBC: Më shumë se 30 të vrarë nga sulmi me raketa në stacionin në Ukrainë

Nga: M.H. Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:24
Stacioni ishte i mbushur me civilë që iknin nga sulmi i Rusisë në Ukrainën lindore

Kompania shtetërore hekurudhore thotë se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit Kramatorsk.

Kramatorsk ishte një nga stacionet më lindore që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje në atë kohë, duke u përpjekur të hipnin në trenat jashtë zones, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Kreu i hekurudhave ukrainase tha se dy raketa kishin goditur stacionin. Kramatorsk njihej gjerësisht si një nga rrugët kryesore të evakuimit jashtë Ukrainës lindore.

Detajet e trenave që largoheshin nga qyteti po postoheshin nga autoritetet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat